
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti sot në një takim Komandantin Suprem të Aleancës për Transformimin (SACT), Gjeneral Philippe Lavigne.
Me këtë rast ministri Peleshi, bëri të ditur se NATO hap qendrën ekselence për municionet në Shqipëri.
Hapja e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për municionet në vendin tonë, në bashkëpunim me Komandën Amerikane për Evropën është një tjetër ambicie që tregon përkushtimin tonë.
Peleshi tha se në takim u diskutua mbi sfidat në kufirin lindor të Aleancës, situatën në rajon, sigurinë kibernetike, angazhimet e vendit tonë në kuadër të NATO-s dhe ACT si dhe zhvillimi i kapaciteteve të FA-së.
Po ashtu, ministri Peleshi siguroi se veç rritjes së kontributit me trupa, Shqipëria parashikon rritjen e investimeve në mbrojtje brenda vitit 2024.



