
Ish-kryeministri britanik thotë se po punon për të mundësuar anulimin e Brexit. "Kur ndryshojnë faktet, unë mendoj se njerëzit kanë të drejtë të ndryshojnë mendjen", tha Blair, i cili gjithmonë ka qenë një kundërshtar i fortë i Brexit, por që rrallë ka qenë kaq i qartë për të nisur një mision individual për ta ndaluar atë. Madje, sipas tij, njerëzve duhet t’u jepet mundësia e një referendum të dytë.
Blair hodhi poshtë argumentin se ai po sfidon vullnetin e popullit. "Vullneti i popullit nuk është diçka e pandryshueshme. Njerëzit mund të ndryshojnë mendjen nëse rrethanat ndryshojnë, "tha ai. Për ta argumentuar qëndrimin e tij, Blair iu referua pikërisht buxhetit për shëndetësinë. Shumë njerëz votuan pro Brexit, duke menduar se dalja nga bashkimi Europian do të përkthehej në kthim mbrapsht të parave, ose e thënë ndryshe, ato para që dilnin jashtë britanisë tani do të shpenzohen për shërbim shëndetësor. Ky është një premtim speficik e nismëtarëve të Brexit", tha Blair që referohet nga "The Guardian".
Por tashmë, sipas tij është e qartë: Nuk ka para ekstra për shërbimin shëndetësor përmes Brexit dhe së dyti s’është e vërtetë që britanikët do të paguajnë më pak para. Kjo, pasi sipas Blair, Brexit shoqërohet me një faturë të majme financiare.



