Gjykata e Lartë vendosi që dosja e 21 janarit të hetohet nga SPAK, edhe pse Prokuroria Speciale në seancën e zhvilluar ishte kundër që çështja në fjalë të kalonte nga Prokuroria e Tiranës drejt SPAK.
Lidhur me këtë në një lidhje skype me MCN Live avokati Gentian Rumano u shpreh se për të arritur konkluzione më të qarta dosja i ka kaluar SPAK, ndërsa theksoi se vetë ai provat e reja nuk i ka konsideruar si të tilla.
Ai tha se SPAK mund ta kalojë sërish dosjen për hetim në prokurorinë e Tiranës ndërsa shtoi se Gjykata e Lartë ka presion të madh politik dhe mediatik për zbardhjen e kësaj çështje.
Duhet të mbajmë një rezervë sa i përket çështjes sepse nuk e njohim vendimin e arsyetuar të gjykatës.
Tashmë mendoj se gjykata e lartë i ka dhënë konotacionin e vrasjes shtetërore që duhet hetuar nga struktura e posaçme kjo për faktin se duke qenë se s’ka pasur rezultate në hetime sa i përket figurave shtetërore të cilët prezumohet të kenë dhënë urdhrin nga ana e gardistëve për të arritur në konkluzione një herë e përgjithmonë duhet të mbyllet kjo dosje dhe kush më mirë se sa SPAK që është i pandikuar nga ana e funksionarëve apo politikanëve dhe vetë për këtë arsye gjykata e lartë e ka kaluar dhe i ka dhënë dritën jeshile dhe se duhet të hetohet nga struktura e posaçme.
Kjo si bën kolegët prokurorë më pak të aftë për hetimin e çështjes, por mendoj se gjykata ka dashur të shprehë një vullnet që ka të bëjë me faktin se kjo dosje një herë e përgjithmonë duhet të mbyllet.
Më tej ai shtoi se për provat e reja vetë avokati personalisht si ka konsideruar si të reja, prandaj sipas tij duhet të mbajmë një rezervë sa i përket vendimmarrjes së gjykatës sepse nuk e dimë arsyetimin e vendimin, cilat kanë qenë shkaqet për këtë vendimmarrje.
Këto do të sqarohen më pas. Do të realizohen hetime nga SPAK të cilët nëse nuk rikonstatojnë fakte të reja apo konstatojnë ato që janë që s’ka persona që mund të hetohen, përsëri do marrë po të njëjtin vendim, por gjithmonë do shihet se gama e hetimit tashmë do jetë dhe sipas orientimit nga gjykata e lartë.
Kjo është një çështje shumë e debatuar dhe konstatuar qoftë dhe për mënyrën e hetuar duke qenë se nuk pati akuza kundrejt funksionarëve të lartë, gjykata e lartë padiskutim kjo çështje duhet të hetohet nga SPAK ka gjetur rrugën më të shkurtër që prokuroria e posaçme ta hetojë duke krijuar perceptimin që kjo çështje ehte hetuar në mënyrë të drejtë dhe s’do të ketë më ndikim nga ana e politikës.
Në këtë mënyrë gjykata e lartë ka menduar që ti vënë kapak njëherë e përgjithmonë çështjes duke u hetuar nga SPAK. Mendoj se gjithë seti i dëshmive që kanë qenë dhe janë marrë nga prokuroria e Tiranës do jenë po të njëjta që do merren nga ana e SPAK. Gjykata e lartë i dha konotacion e një vrasje shtetërore dhe kjo tashmë s’ka më një diskutim tjetër sepse SPAK s’mund të hetojë dot përveç funksionarëve të lartë.
I takon prokurorisë të caktojë nëse këto prova çojnë drejt fajësisë apo mospërfshirjes së funksionarëve të lartë. Hetimi mendoj se do jetë i shkurtër dhe nuk do marrë atë kohën maksimale sepse kjo është çështje komplekse dhe hetimi mund të shkojë deri në 2 vite.



