Kodheli i përgjigjet homologut grek: Iku koha e satrapëve

Kodheli i përgjigjet homologut grek: Iku koha e satrapëve

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli  reagoi sot pas deklaratave të homologut të saj grek Panos Kammenos.

Sipas lajmit të publikuar në media të ndryshme vendase, një ditë më parë ministri grek i Mbrojtjes, i pranishëm në garnizonin ushtarak kufitar në Molivdoskepasti, në kufi me Shqipërinë, në praninë edhe të gjeneralëve më të lartë të ushtrisë greke, Kammenos tha se “Greqia nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” Kodheli deklaron se “NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar”.

“Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve. Give peace a chance”, – shkruan Kodheli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy