Loka: Protesta e 7 korrikut do të jetë nisja e betejës, kjo qeveri moniste po na ndan nga Evropa dhe Kosova (VIDEO)

Loka: Protesta e 7 korrikut do të jetë nisja e betejës, kjo qeveri moniste po na ndan nga Evropa dhe Kosova (VIDEO)

Kreu i PD Fushë-Krujë, Agron Loka, tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se protesta e 7 korrikut është kërkuar nga të gjitha strukturat e partisë dhe ajo që është më e rëndësishme është se ka një mbështetje të madhe nga të gjithë qytetarët.

Loka sqaroi gjithashtu se protesta e 7 korrikut do të jetë vetëm nisja e betejës së frontit opozitar deri në largimin e qeverisë Rama.

Protesta është kërkuar nga drejtuesit e strukturave. Pritej që data e protestës të ishte më e përshpejtuar , por sipas vendimit është thirrur me 7. Është pritur jashtëzakonisht mirë nga anëtarësia, është pritur mirë dhe nga të gjithë qytetarët.

Protesta do të mbahet në Tiranë më 7 korrik, kjo do të jetë nisja e betejës të frontit opozitar, pas datës 7 do të jemi në kontakt me zhvillimet. Do të ketë protesta të vazhdueshme, do të ketë protesta në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Do të ketë një impakt kjo protestë sepse përtej shoqërisë civile , kjo është kërkesë e gjithë shqiptarëve, Do të mbështetet nga PD, përtej faktit që është protestë ekonomike është dhe politike. Është ekonomike pasi çmimet e karburanteve, mosngritja e rrogave ka çuar në këtë gjendje të rënduar. Varfëria ka kapluar shumë familje. Përtej kësaj shtohet dhe protesta politike, qeveria ka kapur çdo pushtet. Kjo qeveri që është moniste po na ndan nga Evropa dhe Kosova. Po na çon me afër me lindjen. Shqiptarët duan të shkojnë në Evropë dhe jo në lindje. Shpopullimi është një fenomen që duhet të merret në konsideratë, do të ketë protesta të vazhdueshme. Kjo është nisja e betejës, deri në rënien e qeverisë.

Pa diskutim protestat do të vijojnë, mund të jenë forma të ndryshme, e rëndësishme të mblidhen njerëzit. Shtatori do i japë kulmin protestave. Jemi në një sezon veror ku dhe stina është jo shumë e favorshme.

Fryma është e jashtëzakonshme dhe do e shohim më 7 korrik, pritej me padurim data 7 korrik.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar ka kapur skajet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy