Grupi i njohur i muzikës rok “Jericho” nga Prishtina, prej vitit 1997 është në treg dhe çdo vit e më shumë i dashur për publikun, për zhanrin rok që përcjell.

I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solisti i grupit, Petrit Çarkaxhiu, risolli në kujtesë faktin se si lindi krijimi i këtij grupi, në vitin e trazirave politike për Kosovës, si formë revolte përmes teksteve për sistemin e kohës.
Si bend “Jericho” jemi formuar në vitin 1997 sepse atë kohë po fillonte revolta e rezistencën paqësore që ishte politika zyrtare e Kosovës, ishte paraqitja e parë e UÇK-së, dhe në atë fryme kemi lindur edhe ne si bend, si model meki pasur bendet e Amerikës, qe kanë qenë politikisht të involvuar në tekste e tyre dhe tek me vonë në 2002 filluam me eksperimentonim me elemente të muzikës folklorike, për identitetin shqiptar.
Deri atë kohë këndonim në anglisht, pastaj kënga e parë me miksimin e muzikës folklorike është “Zgjohu”, fillova të eksperimentoj pak me kompozitë e bazuara në folklor e gegnishte kryesisht sidomos ajo mënyra e të kënduarit karakteristik për rajonin e Rugovës, në Kosovë, këndime pa instrumente, shumë interesante të vjetra dhe një fryje epike e cila kishte potencial të miksohej me muzikën rok.
Udhëtimi artistik i grupit “Jericho”, sipas Çarkaxhiut, ka çelësin e suksesit në miksimin e muzikës rok me elemente folklorik.
Pas eksperimentimit dhe realizimit të disa këngëve me gërshetim të elemente të gegnishtes, tani fillon faza e dytë e realizimit të këngëve me elemente të muzikës polifonike.
Kënga e parë që e fillova me projektin isopolifonik të titulluar “ToskRok”, është pjesa e dytë e këtij udhëtimi tonë të mixit mes rokut dhe muzikës folklorike, meqë deri tani kemi provuar me gegnishte.
Tani e tutje janë të gjitha këngë më toskërishten. Kënga e fundit që e bëm vjet ishte një mix mes këngës “Koka ne Stamboll.., dhe “Janinës ci panë sytë”, një përpunim isopolifonik i Grupi të Lapardhasë së Vlorës. Këngët e ardhshme janë përpunim i këngës së filmit “Nëntori i dytë’, kënga “Cili je ti more burrë”, gjithashtu edhe në përpunim tjetër “Vallja e Osman Takës”, janë këngë që do bëhen.
Kur i prekim këto materiale, i studiojmë mirë njëherë, jemi të kujdesshëm. Nuk i futemi një punë të tillë meqë zërat e këngës, i kemi regjistruar vet dhe është dashur të behet një studim më serioz në mënyrën se si këndohet, meqë isopolifonia është e larmishme nga zona në zonë, kështu që paralelisht me këtë kam miq muzikantë të njohur të jugut që konsultohem me ta për çdo këngë,.
Si solist, Petriti, do sjellë së shpejti këngën me të re të titulluar “Hani me dy porta” për të cilën thotë se ka pritshmëri të madhe artistike te publiku.
Prej këngëve të solo projektit do veçoja këngën “Vajza e tokave të diellit”. Tani do sjell një këngë të re, që do ta nxjerr në treg së shpejti, titullohet “Hani me dy porta”.
Për këtë këngë të re është punuar shumë në orkestracion dhe mezi po pres të publikohet. Kënga ka kuptim më shumë filozofik, flet për natyrën e jetës tonë në këtë botë.
Kjo botë i përngjan një hani që ka dy porta, në të cilën futesh dhe del, si natyrë kalimtare në jetën tone, ose je banor pse je udhëtar, ka lojë më fjalë, ka simbolike të caktuar.



