Reshjet e shiut/ Përmbyten 620 hektarë tokë Lezhë, disa zona pa energji

Reshjet e shiut/ Përmbyten 620 hektarë tokë Lezhë, disa zona pa energji

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë edhe përmbytje në disa zona në Lezhë. Sipas të dhënave deri tani tokë të përmbytur ka 620 hektarë.

Në qarkun Lezhë kanë rënë rreth 65 mm reshje, kuota lumit Drin 1.6 m nga +2.0 m kuota kritike, ka sipërfaqe të përmbytura në zonën Zadrime rreth 120 ha. Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4m ka rreth 350 ha të përmbytura. Hidrovori Tale punon në kuotën -1.1 m ka rreth 50 ha të përmbytura në kënetën Tresh-Spiten.

Hidrovori Droje - 0.20 m, Hidrovori Shllinza - 0,70 m. Në fushë e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 100 ha toka të përmbytura.

Paraqiten probleme në Alk, Nj/A/F.Kuqe, si pasojë e rritjes së prurjeve në Lumin Mat. Strukturat MC së bashkisë Kurbin po ndjekin situatën në terren.

Nga ana drejtorit të HC Ulëz e Shkopet njoftohemi që në ora 08:00 është hapur porta e shkarkimit dhe shkarkimet janë 600 m³/s.

Nga ana e Kryetares së bashkisë Kurbin raportohet shqetësim hapja e portave të shkarkimit kemi problem në prezencë ujë në bizneset e që janë në Lagunën ë Patokut.

Ka kuota të larta lumi Mat, pas njoftimit për lëshim uji nga hidrocentralet. Si Qark me raportimet aktuale kemi rreth 620 ha tokë të përmbytur. Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë, raportohet vetëm mungesë energjie elektrike në disa zona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy