
Është përkujtuar sot në qytetin e Shkodrës dita ndërkombëtare e personave të zhdukur gjatë regjimit komunist. Drejtuesja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula tha se ka ngecur puna për kërkimin e të zhdukurve, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha se Shkodra ka vuajtur më shumë hakmarrjen e regjimit.



