
Dalja nga shtrati e lumit Seman përmbyti serat bujqësore në fshatin Zhelizhan të Lushnjës dhe fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti. Ndërkohë, drejtori i Emergjencave Civile deklaron se zonat e prekura ndodhen brenda argjinaturës dhe nuk konsiderohen përmbytjet të mirëfillta, prandaj nuk premton dëmshpërblim.



