Një tjetër strehë e prostitucionit online është zbuluar nga Policia e Tiranës. Gjashtë vajza u arrestuan, ndërsa 3 të tjera u proceduan në gjendje të lirë. Ato paguheshin afro 1 mijë euro në muaj nga një 34-vjeçare, ndërsa videot e nxehta përdoreshin në disa raste për shantazh ndaj klientëve shqiptarë dhe të huaj, që paguanin nga 150 euro për një abonim mujor.



