Matty Healy, vokalisti i grupit “The 1975”, dhe modelja Gabbriette Bechtel i kanë dhënë fund beqarisë. Çifti u martua të shtunën në një ceremoni elegante në Castillo del Lago, rezidenca ikonike në Hollywood Hills që dikur ishte në pronësi të Madonnës.
Healy u shfaq me një smoking të zi klasik, ndërsa Bechtel veshi një fustan të bardhë nusërie. Në dasmë morën pjesë emra të njohur si Charli XCX me bashkëshortin George Daniel, Anastasia Karanikolaou, Fai Khadra, Alex Consani, Devon Lee Carlson dhe të ftuar të tjerë nga bota e muzikës dhe modës.

Pak para dasmës, Healy festoi beqarinë në Malibu, ku performoi së bashku me një grup tribut të The 1975, ndërsa Bechtel organizoi festën e saj në Las Vegas.
Çifti nisi lidhjen në shtator të vitit 2023, ndërsa fejesa u konfirmua në qershor të vitit pasues nga nëna e këngëtarit, Denise Welch.
Dasma e tyre vjen pak kohë pasi ish-partnerja e Healy-t, Taylor Swift, u martua me yllin e NFL-së, Travis Kelce. Swift dhe Healy patën një lidhje të shkurtër në vitin 2023, pas ndarjes së këngëtares nga aktori Joe Alwyn.



