Kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo ka deklaruar në studion e TemaA Tv se Shqipëria ka mundësi reale për të çelur negociatat me BE-në. Ndërkohë ai shpjegoi se si u arrit kompromisi me mazhorancën për të dalë me një deklaratë të përbashkët drejtuar BE-së.
Pollo tregoi se gjatë debatit që zgjati rreth 2 orë pa praninë e kamerave, mazhoranca pranoi problematikën e drogës dhe kriminalizimit.
Sipas Pollos, dakordësia e të martës është një sinjal pozitiv për vendin por ai tha se gjithçka do të varet në zbatimin dhe adresimin e problematikave nga qeveria.



