Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, deklaroi sot se do të bëhen publike emrat e noterëve që kanë shkelur ligjin.
Në komunikimin e sotëm për mediat, ai tha se nuk i ka momentalisht shifrat për masat e marra ndaj noterëve, por se do i bëjë publike në vijim.
Bërjen publike të emrave të noterëve që kanë shkelur ligjin e kemi detyrim dhe do ta bëjmë.
Në vijim ministri shtoi se për pronat do të ketë në dispozicion dy ditë në javë, ku qytetarët mund të kenë takim me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave për çështjet e kompensimit dhe njohjes së pronësisë.
Më konkretisht Gogu detajoi se takimi do të jetë çdo të mërkurë, për të gjithë ata që kanë problem me Agjencinë e Trajtimit të Pronave, dhe të enjteve për njohjen e pronësisë.



