Prishtina është qyteti më i madh i Kosovës dhe vendi i cili regjistron numrin më të madh të vizitorëve. Vizitorët nuk qëndrojnë gjatë në Prishtinë dhe shumica e tyre janë ndërkombëtarë.
Sipas burimeve të turizmit vizitorët janë kryesisht nga Shqipëria, Gjermania dhe Turqia.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë dhe Prizren dhe vjen kryesisht nga Shqipëria. Vizita dy ditore në Prishtinë një turisti i kushton nga 150-200 euro.
Bekim Ramku, arkitekt nga Prishtina tregon disa fakte të tjera rreth turizmit arkitektural të prishtinas.
Ka interes dhe kemi kërkesa konstante kryesisht nga ambasadat e huaja. Zakonisht kur vijnë vizitorë të organizuar na kontaktojnë ne. Zakonisht u intereson arkitektura modernizmit dhe xhamitë më të vjetra. Por kryesisht vizitorët që kemi janë të huaj nga Evropa dhe Amerika. Më e veçuara e pëlqyer nga turistët mbetet biblioteka kombëtare. Organizojmë një turne rreth katër orë vizita për arkitekturën e Prishtinës.



