Kaosi në Kuvend, Meksi: Policia me armë e patolerueshme, opozita të reagojë në rrugë ligjore jo vetëm për show (VIDEO)

Kaosi në Kuvend, Meksi: Policia me armë e patolerueshme, opozita të reagojë në rrugë ligjore jo vetëm për show (VIDEO)

Avokati Redon Meksi në MCN Live ka komentuar kaosin e krijuar ditën e djeshme brenda dhe jashtë Kuvendit për të cilin u shpreh se ai vetë i mbështete protestat qoftë ato dhe të dhunshme, por që sipas tij ajo duhet të bëhet kur ti ke shumicë njerëzish dhe ata nuk i kanë.

Ai tha se policia me armë dhe reagimi i ministrit të brendshëm janë të patolerueshme, ndërsa theksoi se dhe vetë opozita nuk ka ndërmarrë asnjë rrugë ligjore, prandaj e gjithë ajo që po bëjnë është thjeshtë për show.

Shiko e kam thënë se jam dakord me protestat dhe ato të dhunshme, kur kemi një parlament përpara me një maxhorancë që nuk do t’ja dijë dhe për gjykata, por për ta bërë këtë protestë të dhunshme duhet të kesh njerëzit dhe ata u bënë vite që si kanë. Pra që të mund ta hedhës një qeveri me revoltë duhet të kesh njerëz dhe me aq njerëz se bënë dot kurrë.

Pastaj ajo që nuk më pëlqen është se këta nuk ndjekin rrugën ligjore, pra ata e bëjnë atë vetëm për shoë, por duhet ti kesh të gjithë hapat sëbashku dhe ti nuk mund të shkosh vetëm në atë formë te kuvendi. Pastaj nga ana e policisë aty s’duhet të ishte fare duhet të ishte vetëm garda.

Pastaj vendosja e dorës së policit në brez është e patolerueshme. Djegia e karrigeve apo përdorimi i lëndëve piroteknike shkon me përjashtim dhe jo me ndjekje penale, prandaj mos të na lodhin kot me këto, SPAK të merret me gjëra me vlerë, sot qeveria po masakron duke vjedhur dhe SPAK s’po bënë asgjë. Dhe me Berishën po merret se ka shkelur masën e parë të sigurimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy