
SPAK ka zgjatur afatet hetimore ndaj Taulant Tushës dhe Redi Mollës.
Nga akuza e korrupsionit, SPAK komunikon nisjen e hetimeve edhe për pastrim parash.
Kërkesa e SPAK u pranua nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Kujtojmë që izh-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës u arrestuan në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.
Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live thotë:
“Prokuroria thotë se na duhen edhe 6 muaj shtesë, sepse kemi indicie të bazuar në prova për pastrim parash. Tashmë zyrtarisht ata janë nën hetim edhe për pastrim parash”.



