Dosjet e rretheve me prokurorë të komanduar (VIDEO)

Dosjet e rretheve me prokurorë të komanduar (VIDEO)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi sërish të komandojë prokurorë për në prokuroritë e rretheve, për shkak të shkarkimeve  nga vetingu apo largimi me dëshirë nga sistemi, sikurse dalja e tyre në pension.

Gent Ibrahimi, Kryetar i KLP-së: “Afatet tremujore të caktimit të përkohshëm të drejtuesve të shumë prej zyrave kanë përfunduar...”

Në kushtet kur një numër i madh dosjesh, për shkak të shkrirjes së prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë kaluar në rrethe, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në një intervistë për TVT-në, thotë se komandimet e përkohshme janë mekanizmi i vetëm që ka në dorë KLP, për  plotësimin e organikës në intitucionin e akuzës së rretheve.

Gent Ibrahimi, Kryetar i KLP-së: “Është detyra jonë, e Këshillit, që ta zbusim këtë problematikë, aq sa është e mundur. Ne kemi disa mjete në dispozicion. Disa prej këtyre mjeteve, në fakt, i përdorim edhe sot: janë caktimet e përkohshme të prokurorëve në ato pozicione që kanë mbetur vakante dhe që nuk mund të mbeten të tilla, siç janë për shembull, pozicionet e drejtuesve të zyrave. Pa një drejtues, zyra nuk mund të funksionojë administrativisht. Ne kemi qenë të detyruar që t’i plotësojmë ato vakanca përmes një mekanizmi që ne e quajmë caktim i përkohshëm.”

Por a do ta çonte procesi i vetingut apo dorëheqjet nga sistemi të magjistratëve, shkrirjen apo mbylljen e prokurorive në rrethe? Kreu i KLP-së thotë se ky është një vendim që merret nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sikundër është edhe vendim i qeverisë.

Gent Ibrahimi, Kryetar i KLP-së: “Sidoqoftë ky është një vendim që nuk i takon Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Është Prokurori i Përgjithshëm, i cili pasi shikon këtë situatë të ngarkesës së punës në zyrat e prokurorisë së Republikës, qoftë në kushtet aktuale, qoftë duke iu referuar dhe numrit që parashikon organika për secilën zyrë prokurorie. Mbyllja apo çelja e një zyre prokurorie, në fakt janë vendime që për ne janë të prejardhura, janë vendime që i merr Këshilli i Lartë Gjyqësor, për Gjykatat. Dhe pasi ata vendosin për gjykatat, Prokuroria organizohet në funksion të gjykatave.”

Nismën e qeverisë për të ngritur një strukturë që do të godasë njerëzit e drejtësisë, të cilët vijojnë të shfrytëzojnë lidhjet me krimin, duke përfituar nga fakti që nuk i janë nështruar ende vetingut, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi nuk pranon ta komentojë.

Gent Ibrahimi, Kryetar i KLP-së: “Nuk do të desha të shprehesha për një nismë për të cilën nuk di asgjë më shumë nga ç’kam dëgjuar kryeministrin nëpër media. Dhe unë tashmë e di që është krejt e pamjaftueshme të kuptosh në thellësi diçka thjesht nga deklarimet e shkurtra sintetike që bëhen në media. E thënë me fjalë të tjera: nuk e di përmbajtjen e projektligjit”.

Para se të marrë formën përfundimtare për të kaluar në parlament, paketa e njohur si anti-KÇK aktualisht është në duart e ambasadës amerikane në Tiranë, e cila do të bëjë sugjerimet e saj për draftin.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy