PD: Edi Rama po përdor skenarin e “Habilajve” (VIDEO)

PD: Edi Rama po përdor skenarin e “Habilajve” (VIDEO)

Akuzat për fshehjen e përdhunimit të vajzës nga Fushë-Kruja, Xhisiela Malokut, kanë vijuar edhe sot.

Nga selia blu, deputetja e PD Albana Vokshi pohoi se Rama mbron kriminelët dhe dhunuesit dhe se nën bekimin e tij po mbrohen deputetet Taulant Balla dhe Rrahman Rrahja.

Vokshi ka thelluar akuzat më tej duke thënë se Rama po përdor të njëjtin skenar si me çështjen Habilaj-Tahiri, që nuk mundi ta fshehë për shumë kohë, duke e quajtur Ramën si avokat i krimineleve.

Deklarata e nenkomisarit Emiliano Nuhu, se është kërcënuar pasi ka denoncuar neglizhencën e rastit të përdhunimit të së resë Xhisiela Maloku ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa akuzat e PD vijojnë prej disa ditësh.

Ndërsa për këtë ngjarje janë paralajmëruar protesta në mbrojtje të vajzës dhe femrave të dhunuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy