Shefi i stafit të kancelares gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se kufizimet për personat e pavaksinuar mund të jenë të nevojshme nëse numri i të infektuarve me Covid rritet në muajt e ardhëm.
Pavarësisht paralajmërimeve Helge Braun tha në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag se nuk pret një tjetër bllokim lidhur me koronavirusin në Gjermani.
Braun tha se personat e pavaksinuar mund të ndalohen të hyjnë në vende si restorante, kinema dhe stadiume "sepse rreziku është shumë i lartë".
Duke i dhënë rëndësi vaksinimit kundër Covid, ai ka theksuar se personat e vaksinuar patjetër do të kenë më shumë liri se sa ato të cilët janë të pavaksinuar, shkruan Euronews.
Braun tha se politika të tilla do të ishin të ligjshme sepse "shteti ka përgjegjësinë të mbrojë shëndetin e qytetarëve të tij."
Përpjekjet e vaksinave të Gjermanisë janë ngadalësuar javët e fundit dhe kjo ka çuar në diskutime se si të inkurajohen ata që nuk kanë marrë ende një vaksinë.
Më shumë se 60% e popullsisë gjermane ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa mbi 49% janë plotësisht të vaksinuar.



