
Gazetari Artan Hoxha thotë se masa e sigurisë e vendosur ndaj Vangjush Dakos në krye të herës ishte më e ashpër seç duhej.
Hoxha thotë se pavarësisht se akuzat ndaj tij nuk kanë rënë, në publik krijohet ideja e gabuar se ai është liruar.
Dako një njeri i rëndësishëm dhe i afërt i Ramës, asnjë nuk ka mbrojtur më shumë se atë. Edhe kur u shpall nën grata, Rama tha se nuk vendos DASH se kë kam unë mik.
Masa e vendosur ndaj tij ishte që në fillim shumë ekstreme. Pas afër 9 muajsh, Vangjushin e lirojnë nga burgu dhe e kalojnë në arrest shtëpie. Akuzat ndaj tij nuk kanë rënë. Tani del në plan të dytë akuza për Dakon, thuhet u lirua. Në fakt është në arrest shtëpie. Kjo është zbutje e masës së sigurisë. Në perceptimin publik janë kënaqur kur u arrestua, tani kalohet në anën tjetër që u lirua ky. Masat e sigurisë duhet të jepen në proporcion me akuzën.



