Trump ka një armik të ri: Të bëhemi gati me tanke e raketa kundër SHBA-ve

Trump ka një armik të ri: Të bëhemi gati me tanke e raketa kundër SHBA-ve

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u bëri thirrje drejtuesve të ushtrisë së vendit të tij të bëhen gati për luftë me SHBA-të, pas vendimit të administratës Trump për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve venezuelianë në vend.

“Ne na kanë kërcënuar në mënyrën më të paturpshme nga perandoria më kriminale që ka ekzistuar ndonjëherë dhe kemi obligimin të përgatitemi për të garantuar paqen”, tha ai ndërsa mbante një fjalim para ushtarakëve në përfundim të një stërvitjeje ku përfshiheshin edhe tanked he raketa.

“Ne duhet t’i kemi gati raketat dhe tanket që të mbrojmë çdo centimetër tokë të vendit nëse është nevoja”, tha ai.

Administrata Trump ka marrë masa të ashpra ndaj regjimit të Maduros së fundmi. Ajo ka ndaluar dhënien e huave qeverisë së Venezuelës apo kompanisë së saj shtetërore të naftës PDVSA si edhe ka nvendosur sanksione ndaj vetë Maduros dhe zyrtarëve të lartë të regjimit të tij.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy