Vrasjet e krimit shkojnë në parlament/ Asllan Dogjani ngre alarmin, 4 kërkesa për interpelancë (VIDEO)

Vrasjet e krimit shkojnë në parlament/ Asllan Dogjani ngre alarmin, 4 kërkesa për interpelancë (VIDEO)

Vrasjet në Tiranë e jo vetëm, nisur nga fillim janari kanë mbërritur në parlament. Është deputeti i opozitës Asllan Dogjani i cili nëpërmjet katër kërkesave për interpelancë kërkon që ministri Ervin Hoxha të japë shpjegime.

Vrasja e parë për 2025 u shënua më 4 janar në qytetin e Shkodrës. Ku pas një skenari për të nxjerrë në pritë viktimën plumbat e kallashnikov i morën jetën një të riu.

Viktima e parë do të ishte Ramazan Mataj 33 vjeç, vrasja e tij u bë mbrëmjen e 4 janarit ndërsa pas njoftimit të banorëve të zonës Policia mundi ta gjejë atë të pajetë mëngjesin e datës 5 janar.

Mbrëmjen e 12 Janar 2025 plumbat i morën jetën biznesmenit të mobiljeve Bujar Nasufi.

56-vjeçari me origjinë nga Berati por banues në lagjen “Irfan Tomini” në Tiranë u ekzekutua pak para se të futej në banesë.

E vetmja provë që mund të çojë hetuesit tek autori apo autorët e këtij krimi janë gëzhojat dhe skeleti i motorit të gjetur në kodrat e sharrës në periferi të Tiranës.

Pa u mbushur 24 orë nga atentati në Tiranë. Plumbat do të merrnin një tjetër jetë. Kristjan Marku do të ekzekutohej teksa udhëtonte me mjetin e tij në autostradën Fier- Vlorë mbrëmjen e 13 Janarit. Marku 30 vjeç u vra në afërsi të Novoselës, ndërsa prania e tij në këtë zonë sipas hetuesve dyshohet të jetë një nxjerrje në pritë pasi ai është me origjinë nga qyteti Rubikut.

Vrasja e Markut do të pasohej nga një tjetër krim. Këtë herë sërish në Tiranë në lagjen Zall Bastar. 81 vjeçari Xhemal Meta do të gjendej i pajetë në banesën e tij. Dëmtimet në trup dhe shenjat e dhunës bindën hetuesit për një krim.

Mëngjesi i 24 janarit 2025 do të sillte njoftimin në sallën operative të policisë tiranë se në lagjen Zall Mner pranë Kamzës, një person i pajetë ndodhet në makinë.

Hetuesit mbërritën në vendngjarje dhe dyshimet e para janë ekzekutimi për shkak të hasmërisë së 48-vjeçarit Lulzim Visha me profesion postier.

Kjo situatë ka bërë që deputeti i opozitës të paraqesë në parlament plotë katër kërkesa për interpelancë me ministrin e brendshëm z.Ervin Hoxha.

Edhe pse deri më tani asnjëra nuk është zhvilluar emisioni “FactCheck” ka mësuar se në kalendarin e punimeve pritet data 13 shkurt për interpelancën e kërkuar.

Por çfarë thuhet në këtë kërkesë për interpelancë drejtuar znj. Elisa Spiropali

Znj. Kryetare.

Kohët e fumdit kemi një rritje të veprës penale të vrasjes të kryer në mënyrë mafioze në mes të Tiranës apo në akset rrugore, duke rritur gjendjen e pasigurisë në vend. Ndërkohë konstatojmë dështimin e policisë për parandalimin e tyre si dhe nivelin e ulët të zbulueshmërisë. Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit.

Kërkoj zhvillimin e një interpelance me Ministrin e Brendshëm z. Ervin Hoxha për të dhënë shpjegime dhe informacione lidhur me sa me lart.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy