Covid i merr jetën një qytetari, identifikohen 61 raste të reja

Covid i merr jetën një qytetari, identifikohen 61 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë nxjerr raportin e 24 orëve të fundit, ku konfirmohet një viktimë, një 69-vjeçar nga Tirana.

Ndërkohë nga 963 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 61 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë.

Ministria bën me dije se në të gjithë vendin janë 463 pacientë aktivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 rët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Tirana 69 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,365 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Mars 2022)

Raste të reja ditore   61

Të shëruar në 24 orë  58

Të shtruar në spitale   16

Humbje jete në 24 orë  1

Testime ditore     963

Testime totale    1,771,945

Raste pozitive     273,318

Raste të shëruara    269,365

Raste Aktive       463

Humbje jete       3,490

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë    207

Fier     69

Vlorë    66

Gjirokastër  27

Elbasan   21

Korçë    15

Shkodër   14

Kukës    12

Durrës    11

Berat     11

Dibër    6

Lezhë    4

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy