
Për gazetarët e MCN Tv, Andon Kello, Oliverça Allmuça dhe Mariglen Kume, 2024 ka qenë një vit i vrullshëm politik dhe sfidues.
Në studion e MCN Informacion ata veçuan disa nga momentet më të rëndësishme në arenën politike për vitin 2024, ndërsa thanë se është punuar për vitin e ardhshëm elektoral.

Andon Kello:
Ka qenë vit i vrullshëm politik. Kulmon me disa momente qoftë në politikën e brendshme dhe të jashtë, Zhbllokimi i negociatave është jo vetëm qershia mbi tortë po vetë torta për qeverisjen socialiste. Jo pa arsye Rama e filloi me çeljen e negociatave.
Turizmi për qeverinë është sektor kyç dhe po lidhen shumë sektorë me të. Turizmi është një strategji e qeverisë.
Oliverda Allmuça:
Personalisht mendoj që ka qenë vërtetë sfidues, për ta thënë në gjuhën popullore kemi pasur shumë punë. Arena politike ndikon në mënyrën si i qasemi profesionalisht ditëve tona, që në mëngjes kur fillon mbledhja e deri kur përfundon dita. Duhet thënë që të paktën për mua, një pjesë e mirë e institucioneve që unë mbuloj kanë qenë vërtetë të ngarkuara këtë vit. Nëse marr rastin e KQZ, viti 2024 ka qenë i ngjeshur për të pikë së pari sepse vinim nga zgjedhje vendore, pakënaqësitë e atyre zgjedhjeve na shoqëruan për muaj me radhë. Nëse do kalonim në pjesën e dytë edhe ajo ka qenë e ngarkuar sepse na pret një vit zgjedhor. Më shumë sesa viti që po lëmë pas, është punuar gjatë këtij viti për atë që do të vijë në 2025.
Mariglen Kume:
Mazhoranca fliste për arritjet, për të ardhmen, ndërsa opozita ka luftuar dhe ka pasur intensitetin e saj të aktiviteteve për çështjet jetike të saj. PD vjen nga një përplasje të madhe. duhet të theksoj një moment të rëndësishëm, 11 qershori kur Gjykata e Apelit vendosi se kujt i përkiste vula dhe logoja çka jepte dhe shtysën për vazhduan.
Momenti tjetër që vlen të veçohet në PD është rikthimi në terren i Sali Berishës në 27 nëntor.



