E rëndë në Tiranë, 43-vjeçari vret me armë zjarri kunatën dhe më pas veten (VIDEO)

E rëndë në Tiranë, 43-vjeçari vret me armë zjarri kunatën dhe më pas veten (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shkozë.

Shtetasi Roland Sinani, 43 vjeç ka vrarë me armë zjarri kunatën, Migena Sinani, 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Në momentin e ngjarjes i vëllai nuk ka qenë në banesë pasi punonte si taksist.

Mbeten ende të paqarta motivet e krimit, por ka dyshime se autori vuante së fundmi nga depresioni. 

Në njoftimin e policisë thuhet:

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy