Jemeni, në makth prej koronavirusit

Jemeni, në makth prej koronavirusit

Agjensitë humanitare kanë vënë alarmin, pas konfirmimit të rastit të parë të koronavirusit në Jemen, ku vitet e luftës civile kanë shkatërruar sistemet shëndetësore.

Oxfam tha se ishte një "goditje shkatërruese", kurse Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit e quajti atë një "skenar makthi".

Jemeni po vuan krizën më të keqe humanitare në botë dhe miliona njerëz mbështeten në ndihmën ushqimore.

Sëmundjet, përfshirë kolera e malaria, janë të shumta dhe vetëm gjysma e spitaleve janë plotësisht funksionale, thotë BBC.

Lajmet për rastin e parë Covid-19 erdhën një ditë pasi koalicioni i udhëhequr nga sauditët në luftë me rebelët Houthi në Jemen bëri armëpushim, duke thënë se dëshironte të ndihmonte për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe të mbështesë përpjekjet e paqes të OKB-së.

Komiteti kombëtar i urgjencës së Jemenit tha të premten se pacienti ishte një burrë 60 vjeç në rajonin jugor të prodhimit të naftës në Hadramaët.

Autoritetet mbyllën shpejt portin ku punon burri dhe u thanë punonjësve të tjerë të izolohen për dy javë, raportoi Reuters.

Rajonet fqinje të Shabëa dhe Al Mahra vulosën kufijtë e tyre me Hadhramout, ku është imponuar një shtetrrethim 12-orësh gjatë natës.

Koordinatorja humanitare e OKB-së, Lise Grande tha se efekti i virusit në Jemen do të ishte "katastrofik" nëse përhapet. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha se po siguronte pajisje mjekësore, kuti testimi, ventilatorë dhe trajnime për shërbimet shëndetësore të Jemenit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy