Euro bëhet 20 vjeç

Euro bëhet 20 vjeç

Monedha e përbashkët europiane mbush 20 vjeç. E krijuar formalisht më 1 janar 1999, kur 11 vende të BE-së lançuan për herë të parë monedhën europiane, sot ajo është në qarkullim në 11 vende dhe përdoret nga 340 milionë europianë. Rreth 60 vende të botës, në një mënyrë a një tjetër e kanë të lidhur monedhën e tyre me euron. "20 vjet më vonë, jam i bindur se ajo ishte firma më e rëndësishme që kam hedhur, sepse euroja është bërë simbol i unitetit, sovranitetit dhe stabilitetit", thotë presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, politikani i vetëm ende aktiv nga grupi i atyre që firmosën Traktatin e Maastricht-it, me të cilin u hodhën bazat e euros. "Sot ka nje brez të tërë që nuk njeh monedhë tjetër veç euros", thotë kreu i BQE-së, Mario Draghi. "Ne kemi respektuar principin themelor të ruajtjes së stabilitetiti të çmimeve dhe, me euron, kemi kontribuuar në mirëqenien e europianëve. Por puna jonë nuk ka mbaruar", thotë Mario Centeno, president i Eurogrupit.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy