Presidenti i KE thërret takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i KE thërret takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka thirrur më 16 shkurt një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen dhe presidenti i Parlamentit Europian, Joseph Borrel.

Takimi, që do të zhvillohet në formën e darkës së punës, është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 maj në Zagreb.

Thirrja e këtij takimi pason disa ditë pasi Komisioni Evropian publikoi propozimin për metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy