Edhe sot në landfillin e Elbasanit vazhdon djegia në thellësi e mbetjeve dhe në sipërfaqe dalin shtëllunga të dendura tymi. Po punohet duke hedhur pandërprerje dhera mbi sipërfaqen e mbetjeve.
Një ditë më parë, nisi dhe ndërhyrja nga ajri, por depërtimi i zjarrit në brendësi të mbetjeve, temperaturat e larta dhe era e fortë kanë bërë të vështirë fikjen e zjarrit.
Helikopterët nisën operacionet ajrore mbi zonën e prekur me qëllim përshpejtimin e ndërhyrjes dhe minimizimin e rrezikut nga përhapja e mëtejshme e zjarrit në thellësinë e mbetjeve.



