Rama: Shkollat mbeten të hapura, nuk janë vatra të nxehta infeksioni (VIDEO)

Rama: Shkollat mbeten të hapura, nuk janë vatra të nxehta infeksioni (VIDEO)

Shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura, pavarësisht situatës së vështirë që ka krijuar pandemia. Në një konferencë shtypi, kryeministri Rama tha sot paradite se ato nuk konsiderohen vatra të nxehta dhe çdo vendim për to merret në bazë të bashkëveprimit mes autoriteteve shëndetësore dhe atyre arsimore.  

“Dua ta theksoj edhe njëherë se: ça hapet edhe se ça mbyllet kjo është përgjegjësi e autoriteteve tona të autorizuara që kanë të gjithë ekspertizën dhe detyrimin ligjor që të marrin vendime në këtë kohë kaq të vështirë. Dëshiroj t’ju përcjell të gjithë atyre që na ndjekin aktualisht, që sipas të gjitha të dhënave dhe ndjekur të gjitha orientimet e të gjitha autoriteteve shkencore shëndetësore në të gjithë vendet që i ndjekim me vëmendje, shkolla nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, por një hapësirë që kanë patjetër edhe potencialin e tyre të rrezikut, që do të thotë që nga njëra anë që masat të zbatohen rigorozisht në çdo shkollë, siç po ndodh, që personeli drejtues dhe pedagogjik të jetë sa më i durueshëm në zbatimin e tyre. Nga ana tjetër ajo çfarë kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur është që në vlerësimet e përgjithshme që bëhen lidhur me shkollat, domosdoshmëria për të mbajtur një ekuilibër, mbrojtjes së drejtpërdrejtë dhe mbrojtjes psikologjike, është në rendin e ditës në këtë vendimmarrje, sidoqoftë kjo është një vendimmarrje që u takon autoriteteve, nuk më takon mua. Jam i vetëdijshëm për këtë sfidë, por kryesorja është që secili të bëjë detyrën e vet”, tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy