Zbulohet marrëdhënia sekrete e Gates me inxhinieren e Microsoft

Zbulohet marrëdhënia sekrete e Gates me inxhinieren e Microsoft

Dorëheqja e Bill Gates në vitin 2020 nga bordi i drejtorëve të Microsoft erdhi pasi bordi punësoi një firmë ligjore për të hetuar një marrëdhënie romantike që ai kishte me një punonjëse të Microsoft, shkruan Wall Streat Jornual.

Journal raportoi të dielën se një inxhiniere e Microsoft kishte "pretenduar në një letër që ajo kryente marrëdhënie seksuale prej vitesh me Gates".

"Gjatë hetimit, disa anëtarë të bordit vendosën se nuk ishte më e përshtatshme për Gates të ulej si drejtor në kompaninë e programimeve që ai filloi dhe drejtoi për dekada", shkruan Journal. "Gates dha dorëheqjen para se të përfundonte hetimi i bordit."

Identiteti i punonjëses nuk bëhet me dije në artikullin e Journal, por megjithatë CNN nuk i ka konfirmuar pretendimet e inxhinier.

"Microsoft mori një sinjal në gjysmën e fundit të vitit 2019 se Bill Gates kishte filluar një marrëdhënie intime me një punonjëse të kompanisë në vitin 2000," konfirmoi një zëdhënës i Microsoft për CNN Business.

"Një komitet i bordit shqyrtoi shqetësimin, i ndihmuar nga një kompani e jashtme ligjore, për të kryer një hetim të plotë.”

Në një deklaratë për Journal, një zëdhënës i Gates tha, "Ka pasur një aferë gati 20 vjet më parë e cila përfundoi miqësisht. Vendimi i Bill për të kaluar nga bordi nuk ishte në asnjë mënyrë i lidhur me këtë çështje".

Zëdhënësi gjithashtu vuri në dukje një deklaratë të Marsit 2020 në lidhje me vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga bordi.

Historia e Wall Street Jornual u botua menjëherë pasi një artikull i veçantë i New York Times raportonte se Gates kishte "zhvilluar një reputacion për sjellje të dyshimtë në mjediset e punës".

Zëdhënësi i Gates i tha Times se, "është jashtëzakonisht zhgënjyese që janë publikuar kaq shumë të pavërteta në lidhje me shkakun, rrethanat dhe afatet kohore të divorcit të Bill Gates."

Zëdhënësi tha se “thashethemet dhe spekulimet rreth divorcit të Gates po bëhen gjithnjë e më absurde dhe është për të ardhur keq që njerëzit që kanë pak ose aspak njohuri të situatës po karakterizohen si" burimet ".

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy