COVID-19/ Javën e parë të prillit nis shpërndarja e “Pagës së Luftës”, për ata që mbetën pa punë

COVID-19/ Javën e parë të prillit nis shpërndarja e “Pagës së Luftës”, për ata që mbetën pa punë

Të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe ata që punojnë në subjekte me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë janë përfitues të ndihmës financiare të barabartë me pagën minimale në rang vendi, në fuqi, prej 26.000 lekë në muaj.

“Paga e Luftës”, siç e cilësoi Kryeministri Edi Rama kur prezantoi paketën financiare në mbështetje të atyre që e kanë edhe hallin më të madh, të punësuar apo vetëpunësuar, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike, apo të papunë është 26 mijë lekë dhe do të nisë shpërndarjen në javën e parë të muajit prill.

Subjektet që plotësojnë kushtet e mësipërme, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në “efiling”, kërkesën me të dhënat e përfituesve, sipas modelit të përcaktuar, ku përfshihen:

1. Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS

2. Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit:

• emrin, atësinë, mbiemrin

• numrin personal të identifikimit të përfituesit

• bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare

• IBAN të llogarisë bankare të individit përfitues

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy