
Aktorja e humorit Eriselda Shllaku, që karrierën e saj artistike e nisi në vitin 2000 me rolet e saj me aktorin e humorit, Ceken, është aktuale edhe sot me paraqitjet dhe planet e saj në aktrim.
Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Shllaku tha se në fillimet e saj, 20 vite më parë, vlerësohej talenti për këtë fushë.
Sipas saj, sot kanë ndërruar kohët dhe vlerësimi bëhet në rrjete sociale nga të tjerë e jo profesionistë.
Unë që në kohët e mia kam ruajtur origjinalitetin tim, nuk kam bërë ndërhyrje, nuk kam bërë asgjë, kjo që jam dhe vazhdoj të ndiqem,
Sot ndërkaq është më e vështirë, duhet të punosh shumë më shumë për t’u përshtatur gustove, shijeve të publikut. Atëherë të jepej mundësia, nëse kishe talentin, i arrije, sot ndërkohë ka ca gjëra të tjera, sot bëhesh e njohur nga rrjetet sociale, poston ca foto, të thërrasin mediat, futesh në treg.
Në vitin 2000 unë jam përzgjedhur nga regjisorët dhe i kam pranuar ato role që jam ndjerë mirë. Në ato vite është dashur guxim.
Sipas aktores Shllaku, sot aktrimi është shndërruar më shumë si biznes, dhe se nuk vlerësohet profesionisti.
Aktori nuk ka afat skandence, përderisa do të jem në jetë, do të vazhdoj të zgjedh skenën. Nuk jam bërë pishman për rolet e mia as atëherë, ndoshta i kam bërë më mirë se të tjerët, mund të vazhdoj të bej akoma.
Ato skenat me Ceken, nuk e di pse kanë marrë aq shumë komente tash e 20 vite, sepse nuk ka pas kushedi se çfarë.
Edhe pas disa kohësh pauzë, më risolli Goni në “AlPazar”, dhe jam ndjerë e privilegjuar dhe e vlerësuar nga ai. Por pastaj rrugët na u ndan, për mungesë fondesh, kështu mu tha nga ai, unë u kam thënë që jam e shtrenjtë, ishte motivacion i thënë nga Goni, ai më kërkoi, ai më hoqi. Si aktore jam ndjerë keq sepse nuk duhet të isha unë ajo që te hiqej në atë formë.
Artisti dikur vlerësohej më shumë sesa sot.
Arti po pëson krizë në botë, jo vetëm te ne. Aktrimi tashmë është bërë si biznes, duam apo nuk duam ne, do përshtatemi.
Gjithsesi jam e hapur për ide bashkëpunimi, jam e aftë për role, artisti deri në fund të jetës është i hapur për role.
erë mirë. Në ato vite është dashur guxim.



