Tirana “qyteti europian i sportit”, por pa terrene sportive

Tirana “qyteti europian i sportit”, por pa terrene sportive

Në 7 dhjetor të vitit të shkuar, Erion Veliaj me shumë entuziasëm dha lajmin se Tirana kishte marrë titullin si “Qyteti Europian i Sportit 2023”. Mirëpo Tirana aktuale duket se nuk ofron shumë mundësi për qytetarët që të merren me sport. “Xhadat” solli në rikujtesë disa nga terrent sportive, të cilat dikur shërbenin si ambiente argëtimi në Tiranë. Fusha e futbollit në Kombinat, Parku i Xha Tomit te Rruga e Kavajës dhe aneksi i stadiumit “Qemal Stafa”, kanë qenë disa nga terrenet sportive që shfrytëzoheshin nga të rinjtë, por që sot janë tjetërsuar e janë zëvendësuar nga pallatet. Po ashtu “Xhadat” bëri një vëzhgim në disa zona të Tiranës për të kuptuar se sa mundësi kanë të rriturit, por edhe fëmijët për të kaluar kohën e lirë me sport. Në Astir dhe në Yzberisht banorët thanë se nuk kanë shumë mundësi argëtimi dhe se në shumicën e rasteve detyrohen që fëmijët t’i çojnë në lokale, ku ka lodra private. Në këto lagje edhe hapësirat e lira që gjendeshin mes pallateve, tashmë ishin përvetësuar nga kafenetë. “Xhadat” u interesua edhe në njesinë administrative 14 për të mësuar se sa terrene sportive ka në këtë zonë. Në përgjigje na u bë me dije se në këtë njesi ka vetëm një terren sportiv të integruar dhe dy kënde lojërash për fëmijë. Po ashtu edhe në zonën e Kombinatit qytetarët shprehën shqetësimin për mungesën e terreneve sportive dhe këndeve të lojërave për fëmijë. Këtë gjë e konfirmoi për “Xhadat” edhe Marjana Kume, përgjegjësja e sektorit për shërbimin publik në njesinë adiministrative 6. Ajo tha se terrenet sportive në Kombinat janë të pamjaftueshme, por zona është në rindërtim dhe priten që të ndërtohen terrene të reja. Situata paraqitej e njëjtë edhe në zonën e 21 dhjetorit në kryeqyetet. Terrenet sportive mungonin, por edhe këndet e lojërave që gjendeshin aty nuk ishin të mjaftueshme për fëmijët.”Xhadat” u interesua edhe në Njësinë Administrative 7 për të marrë një informacion më të detajuar për këtë zonë, mirëpo nuk morëm asnjë përgjigje. Ndërkohë “Xhadat” bëri edhe një vëzhgim në dy nga terrenet sportive në kryeqytet, stadiumin “Selman Stërmasi” dhe pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Nga vëzhgimi rezultoi se të dy këto terrene ishin në gjendje të mjerueshme. Stadiumi "Selman Stërmasi" kishte stola të thyer, barrierat te vendi i tifozëve ishin të hequra dhe një pjesë e stadiumit ishte e mbushur me mbeturina. Gjithashtu edhe "Asllan Rusi" ishte lënë në harresë, ku më së shumti binin në sy muret e çarë dhe suvatë e rëna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy