
Kryesia e Partisë Demokratike njoftoi sot se do të mbështesë kandidatët e pavarur që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për 6 bashki, duke mos propozuar emra konkretë në mbledhjen e sotme.
Sipas vendimit, emrat pritet të publikohen brenda dy ditësh, ndërsa kandidatët do të jenë të pavarur dhe jo figura partiake.
Politologu Ilir Kalemaj, i ftuar në “MCN Live”, vlerësoi se deri tani ka pasur menaxhim jo të mirë të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve dhe se procedura duhej nisur shumë më përpara.
Nuk ka dyshim se është një menaxhim jo fort i mirë i përzgjedhjes se kandidateve dhe jam dakord se procesi mund të fillonte shumë kohë me parë.
Mungesë kohe për përgatitje, procesi i përzgjedhjes duhet të kishte nisur më herët, për të mundësuar një katalogim dhe vlerësim të emrave potencialë dhe për të ndërtuar opinionin publik rreth tyre.
Rreziku i konkurrencës jo të barabartë, në kushtet aktuale ka frikë se konkurenca mund të jetë e pabarabartë; mund të ketë blerje votash, patronazhizëm dhe manipulime që dëmtojnë garën.
Nevoja për profile të strukturuara, duhet të kërkoheshin kandidatë me profile të qarta si përvoja publike, njohje, integritet, që të jenë konkurrues dhe të pranuar nga zgjedhësit.
Rëndësia e strategjisë për Tiranën, duke pasur parasysh sfidat specifike të bashkive kryesore, partia duhej të ishte më e përgatitur dhe me një plan më të qartë për emrat që do të mbështeten.
Kalemaj theksoi gjithashtu nevojën që opozita të ketë procedura më të qarta dhe të koordinuara, në mënyrë që të shmanget fragmentimi i kandidaturave dhe të rritet mundësia për fitore në balotazhe.



