32-vjeçari nga Erseka humb jetën nga “ethet e minjve” (VIDEO)

32-vjeçari nga Erseka humb jetën nga “ethet e minjve” (VIDEO)

Shënohet viktima e parë nga ethet e minjve në Shqipëri. Një 32-vjeçar nga Erseka ka humbur jetën në pavionin e infektivit, pas disa ditësh i shtruar në QSUT.

 Shkak për infektimin e të riut nga virusi, i njohur edhe si ethet hemoragjike, është bërë helmimi nga ushqimi që është prekur me parë nga brejtësi.

Simptomat e shfaqjes së sëmundjes janë temperatura e lartë, ethet dhe dhimbjet e muskujve. Në rast të vonesës për mjekim të specializuar sëmundja mund të prekë edhe organet jetike duke u kthyer në vdekjeprurëse.

 Sipas specialistëve virusi gjen përhapje në vende me higjenë të ulët dhe ku ka nxehtësi të lartë. Deri më tani nuk flitet për raste epidemike në vend.

 Mësohet se në QSUT është edhe një person tjetër i shtruar, prekur nga ethet e minjve, por pa rrezik për jetën pasi ndodhet nën survejimin e mjekëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy