Mediat britanike shkruajnë se Ksamili, një nga vendet me plazhet më të bukura po shkatërrohet nga turistët e shumtë dhe lakmia për të nxjerrë të ardhura të shpejta.

Por nënkryetari i Bashkisë së Sarandës, Florian Sali tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se Ksamili i ka kapacitetet e mjaftueshme për të përballuar të gjithë fluksin e turistëve.
Kapacitetet janë të mjaftueshme. Ka rritje të kapaciteteve. Ka rritje të kapaciteteve hoteliere nga viti në vit. Nga ana e bashkisë jemi munduar të marrim masa edhe zgjerimin e hapësirave të plazheve, politikë kjo që nuk ndiqet vetëm nga ana jonë, por në ndërveprim me Ministrinë e Turizmit kapacitetet mendojmë se janë të mjaftueshme për të përballuar të gjithë fluksin turistik.
Jemi duke punuar dhe duke ndërvepruar dhe me të gjitha strukturat e Ministrisë së Turizmit por edhe institucioneve të tjera që në vitin e ardhshëm të kemi kapacitete të mjaftueshme për t’iu përgjigjur këtij fluksi dhe mendoj se do ia arrijmë.
Infrastruktura e re nga ana e bashkisë, sivjet është bërë një punë e mirë nga ana e kryetarit të bashkisë. Është realizuar 90% e infrastrukturës që kanë qenë në nivele për të dëshiruar. Janë asfaltuar të gjitha rrugët dhe rrugicat në Ksamil.
Faza e dytë e projektit të Fondit të Zhvillimit, do të jetë në tetor dhe është pjesa e trotuareve. Edhe një projekt madhor që pritet të fillojë është zgjerimi i rrugës hyrëse në Ksamil dhe zona.
Janë çështje teknike se autobusi ka stacione të miratura. Mungesa e informacionit, por edhe fluksi i tepruar e detyron t’i përgjigjet nevojave të turistëve.
Më tej, Sali tha se edhe pse oraret e furnizimi me ujë janë të limituara, qyteza nuk ka probleme nga ky aspekt.
Ksamili nuk ka pasur nevoja në lidhje me furnizimin me ujë. Ai kapacitet që ndërmarrja e ujësjellësit ka me orare të limituara i ka plotësuar më së miri furnizimin e më ujë të qytezës së Ksamilit.
Sali theksoi se nuk ka një ulje të numrit të turistëve, por ka një rritje të kapaciteteve hoteliere.
Nuk mendoj se ka një ulje të numrit të turistëve, por mendoj se ka një rritje të kapaciteteve hoteliere, rritje të njësive akomoduese, të shtëpive, banesave të cilat janë munduar që këtë vit ti shtohet.



