Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të dënuarit e laboratorit të drogës në Frakull të Fierit, ku u sekuestruan 485 kilogram kokainë. Në total u dhanë 89 vite burg për 10 pjesëtarët e grupit.

Togat e zeza cilësuan fajtor Nikolin Gjolena, Denilson Çervanaku, dhe Klajdi Kodra duke lënë në fuqi vendimin e dënimit me 17 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i reduktohet në 11 vite e 4 muaj për secilin. Edhe për anëtarët e tjerë u dhanë dënime por më të ulëta, Viktor Cervanaku 15 vite.
Ndërsa për Zenel Çervanaku dhe Redion Meshi nga 14 vite secili. Nga hetimet rezultoi se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, planifikuan, organizuan dhe importuan nga Kolumbia për në Shqipëri ngarkesën e drogës. Kokaina ishte fshehur mes “plehut organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontejner, që u transportua nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi.



