Ribaj: Me kufizimin e kredive për pasuritë e paluajtshme, klienti duhet të ketë 25% të vlerës

Ribaj: Me kufizimin e kredive për pasuritë e paluajtshme, klienti duhet të ketë 25% të vlerës

Eksperti i ekonomisë Artur Ribaj, për kufizimin e kredive nga Banka e Shqipërisë thotë se tregu është i ekspozuar në një masë prej 4 miliardë eurosh në financimin e pasurive të paluajtshme.

Duke folur për “MCN Informacion”, ai deklaroi se në vitin 2024 kemi pasur rritje të madhe të kredive për pasuri të paluajtshme dhe kjo kërkon masa që të ndikojnë në të kuptuarit e situatës, por edhe për individët për të kuptuar risqet që do të ballafaqohen në të ardhmen.

Ribaj shtoi se financimi deri në 85% e ul kërkesën për blerjen e apartamenteve, pasi klienti duhet të parapaguajë 25% të vlerës.

Do të kishte qenë më mirë që të ishte marrë masa më herët, kur u vu re tendenca e rritjes së shpejtë të kredidhënies, që të ndërhyhej atëherë, megjithatë asnjëherë nuk është vonë për këto masa.

Ndoshta Banka e Shqipërisë ka ecur me idenë që vetë bankat janë të kujdesshme me kredidhënien.

Askush nuk i është thënë që nuk merr dot, por se janë disa kritere për të menaxhuar rreziqet e mundshme të sjella nga ky treg.

Gjithë çështja qëndron për të ruajtur ekspozimin e vetë bankave për këtë sektor.

Fakti që do të financohet me 80% apo 75% e vështirëson kërkesën, se do duhet që klienti të ketë automatikisht 20 apo 25% të vlerës së blerjes së pronave dhe kjo do e vështirësojë kërkesën për blerjen.

Rreziku është rritja artificiale e çmimeve. Mund të ketë kufizim të kredive për pasuri të paluajtshme, por kjo nuk do të thotë se do të ketë kufizim për sektorë të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy