
Donald Trump po bën gati armët për t’i shkuar në fund betejës mbi ndryshimin e klimës.
Pasi tërhoqi ShBA-në nga marrëveshja e Parisit, presidenti amerikan synon që në muajt e ardhshëm të anulojë të gjitha normat mbi ndotjen që janë vënë në kohën e Obamës.
"New York Times" thekson se Trump-i synon që të krijojë një komitet mbi klimën.
Objektivi i tij është që të vërë në dyshim shkencën mbi të cilën bazohen politikat e ndryshimit klimatik.



