Projektligji i zyrtarizimit të gjuhës shqipe i ofruar nga shefi i opozitës Zaev është miratuar këtë të mërkurë pasdite nga kryesia e BDI-së, duke i hapur rrugë krijimit të koalicionit për qeverinë. Sipas televizionit Alsat-Maqedonia, pritet që deri të premten të zgjidhen pikat e tjera të platformës së bisedimeve, që duken më të lehta për t’u arritur.



