Malindi: Ndërthura polifoninë më muzikën popullore, kam nostalgji për dasmat e bëra në Stamboll

Malindi: Ndërthura polifoninë më muzikën popullore, kam nostalgji për dasmat e bëra në Stamboll

Dule Malindi, këngëtari i njohur i muzikës polifonike i ftuar në “Zgjohu me MCN” ka treguar se ka 45 vite që merret me muzikë të cilën e ka nisur që në moshën 16 vjeç duke i rënë klarinetës.

Ai tha se ndërthuri polifoninë me muzikën popullore ndërsa për 12 vite e ka ushtruar karrierën e tij në Stamboll, vite për të cilat shprehet se ka shumë nostalgji.

Kam 45 vite që merrem me këngën me instrumente, kam qenë 16 vjeç kur i kam rënë klarinetës. Pra kam një jetë të gjithë me instrumente, dasma dhe aktivitete. Një këngëtar i mirë del kur e fillon nga instrumentet sepse njeh të gjitha notat, muzikën. Skrapari me këto këngë është rritur, unë jam brezi i parë që kam studiuar klarinetë, instrumentin. Miqësia me Përmetin, Kolonjën, Korçën na ka bërë të kemi një përzierje të muzikës.

Karriera ime ka nisur në Skrapar deri në ‘90, më pas kam ikur në Stamboll pa u hapur demokracia dhe vajta të shihja pronat e mia sepse kisha një trashëgimi nga babai. Vajta dhe ndjenja 2-3 muaj dhe kur erdha pash qe kishte ndryshuar diçka këtej. Kam ndenjur gati 12 vjet në Stamboll dhe vajza ime ka lindur atje.

Jetesa ime ka qenë e bukur dhe e paharruar, e vazhdova dhe andej muzikën. Isha në një dasmë ishin shqiptarë dhe po i binin klarinetës ata dhe kur e pash i kërkova klarinetën. E mora dhe bëra një kaba aty dhe se harroj atë skenën kur janë ulur aty burrat dhe kanë qarë, kjo ishte pikënisja ime e punës andej dhe më pas nisa të punoja aty, krijova grupin. Bënim shumë aktivitete, shqiptarët mblidheshin shumë atje nëpër restorante.

Dasma kam bërë në të gjithë Evropën, dhe jo vetëm, por kam nostalgji për dasmat që kam bërë në Stamboll. Megjithatë bëra mirë dhe që u ktheva në Shqipëri sepse kur u ktheva ishte vrulli i dasmave. Rikthimi ishte erdha për një dasmë dhe aty vendosa që të mos kthehesha më, mora dhe familjen dhe u vendosa në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy