A do të ketë një ceremoni mortore Toto Riina?

A do të ketë një ceremoni mortore Toto Riina?

Vdekja e Salvatore Riinës ka ngjallur reagimin e mbarë Italisë, për vetë atë që përfaqësonte bosi famëkeq i mafias siçiliane.

Autoritetet vendas zhvilluan këtë të shtunë autopsinë e trupit të tij, për t’ia dorëzuar më pas familjarëve.

Toto Riina do të varroset në vendlindjen e tij, në Corleone, aty ku nisi edhe e përpjeta deri në majë të mafias italiane, duke lënë rrugëve disa qindra të vdekur, shumë prej tyre përfaqësues të shtetit, prokurorë e gjykatës.

Qytetarët e Corleones shprehen indiferentë për vdekjen e Riinës.

“Do të vendosin një tjetër në vend të tij, gjithmonë në dakortësi me politikanët. Sipas meje nuk ndryshon asgjë”, thotë një qytetar.

“Nuk duhet të kënaqemi për vdekjen e askujt, por është diçka që s’më intereson”, shprehet një tjetër.

Arqipeskvia e Siçilisë dhe kuestura e Palermos lajmëruan se nuk do të ketë një ceremoni fetare për përcjelljen e Toto Riinës, por autoritetet i druhen faktit se varri i kryemafiozit mund të kthehet në vend pelegrinazhi, pasi rreth figurës së tij është ngritur një mit.

Pas vdekjes së bosit të Cosa Nostra-s reagoi edhe magjistriati i antimafias dhe ish – kreu i Senatit Italian, Pietro Grasso. “Arrestimi i tij ishte shpëtim për mua, pasi pas vdekjes së Falcones dhe Borselinos, rradhën e kisha unë”, tha Grasso për të përditshmen la Stampa.

Salvatore Riina ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare të premten në spitalin e Parmës. Ai vuante nga disa sëmundje të rënda. Ai u arrestua në vitin 1993, pas më shumë se dy dekadash në arrati.

Ndaj Toto Riinës rëndonin 26 dënime me burim të përjetshëm për mbi 150 vrasje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy