
Tapeti i kuq i Kanës rikthehet me gjithë shkëlqimin e tij teksa yjet më të mëdhenj në botë mblidhen në rivierën franceze, ku po zhvillohet edicioni i 75-të i festivalit me famë botërore të filmit.
Superylli amerikan Sharon Stone ka zbukuruar tapetin e kuq përpara premierës së 'Forever Young', një film i Valeria Bruni Tedeschi me protagonist francezin Louis Garrel.
64-vjeçarja ka pas krahëve një karrierë të pasur në kinematografi, ku spikat "Basic Instinct".



