Voltiza Prendi, eksperte punësimi tha në studion e MCN Informacion se orientimi për karrierën duhet të nisë që në shkollat 9-vjeçari pasi shpeshherë të rinjtë janë konfuz për rrugën që duan të ndjekin.
Të rinjtë janë konfuz kur janë në mes të studimeve të tyre. Duhet të bëhet orientimi në karrierë që në moshat më të hershme. Kryhet në gjimnaz, por është i pamjaftueshëm. Kemi të rinjtë tanë që janë të shkathët dhe të mirë. Orientimi në karrierë duhet të kryhet që në moshën 14-15 vjeç kur është sistemi 9-vjeçar që të rinjtë të dinë se ku ata janë më produktivë dhe ku janë të orientuar shkathtësitë e tyre.
Do ishte i nevojshëm një orientim në karrierë më i hershëm, më i strukturuar dhe më cilësor.



