Babë e bijë të pandarë në jetë dhe në muzikë/ Saimir Bahja: Jam pak kritik. Ergita: Muzika na ka lidhur shumë

Babë e bijë të pandarë në jetë dhe në muzikë/ Saimir Bahja: Jam pak kritik. Ergita: Muzika na ka lidhur shumë

Babë e bijë të pandarë në jetë dhe muzikë. Kjo është dyshja Sajmir dhe Ergita Bahja të cilët kanë rrëfyer këtë eksperiencë të bukur në “Zgjohu në MCN”.Vetë Saimiri shprehet se është pak kritik sepse tek fëmija gjithmonë do të shohësh më të mirën.

Ai tha se gjëja e mirë është kur fëmija është këmbëngulëse për të arritur atë që do, ndërsa theksoi e është kënaqësi e madhe që të dy fëmijët e tij janë duke përmbushur atë ëndërr që kam pasur dikur.

Është kënaqësi kur pasardhësit e tu trashëgojnë atë pasion që ti ke. Kam djalin më të madh se Ergita që ka mbaruar për kitarë dhe Ergita po ashtu. Të bësh kritikun tek fëmija është dyfish përgjegjësi sepse kur ke një konkurent që nuk ke lidhje mund t’ja thuash fjalët më lehtë, ndërsa tek fëmija do shohësh dhe atë anën shpirtërore. Jam pak kritik, por nuk besoj se kritikat e mia i kanë vlejtur për keq të dy fëmijëve të mi. Gjëja e mirë është kur fëmija është këmbëngulëse për të arritur atë që do. Jemi shumë të afërt dhe të kundërt njëkohësisht. Që të dy fëmijët e mi pothuajse po përmbushin atë ëndrrën që unë kam pasur dikur. Ergita ka kënduar për herë të parë në moshën 5 vjeçare.

Nga ana e saj vetë Ergita tregoi se të kesh babain si mentor është sa privilegj po aq dhe përgjegjësi. Ajo tha se muzika i ka lidhur shumë, ndërsa theksoi se pjesëmarrja te ‘Kënga Magjike” ka qenë një shtysë e madhe dhe për projekte të tjera.

Të kesh babain mentor është privilegj dhe përgjegjësi. Muzika na ka lidhur më shumë. Babi më shumë më kritikon sesa më lavdëron. Kamera ka pasur një ndikim tek unë por gjatë kohës që filmoja veten dhe shihja vetveten mësova më shumë të afrohesha me kamerën. Eksperienca që veçoj më shumë në karrierën time dhe që mendoj se ka qenë një shtysë e madhe për mua ka qenë kënga magjike. Kënga ime pati një bum aty dhe është bërë një shtysë tani për projekte të tjera.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy