Pas dy vitesh martesë, këngëtarja dhe aktorja me famë botërore Jennifer Lopez po divorcohet nga Ben Affleck.
Lopez ka dorëzuar kërkesën për divorc në një gjykatë në Los Anxheles të martën e 21 gushtit.
Çifti u takua për herë të parë në xhirimet e filmit Gigli vitin 2001 dhe që prej asaj kohe ata ishin një nga çiftet më të komentuara në Hollivud.
Megjithatë kjo marrëdhënie zgjati shumë pak. Ata e anuluan papritur dasmën e tyre në vitin 2003 dhe u ndanë disa muaj më pas.

Lopez u martua me këngëtarin Marc Anthony, vetëm pesë muaj pas ndarjes nga Affleck. Kurse ky i fundit, u martua me aktoren Jennifer Garner dhe pas disa vitesh u ndanë.
Por historia e tyre nuk përfundon këtu. Në vitin 2021 dyshja u lidhën përsëri me njëri -tjetrin dhe në korrik të 2022 ata u martuan në një ceremoni luksoze në Las Vegas.
Raportet e mediave tregojnë se Lopez, e cila kishte ndryshuar ligjërisht mbiemrin e saj në Affleck, nuk renditi asnjë detaj të një marrëveshjeje paramartesore në kërkesën e saj për divorc.
Një dokument i paraqitur në Gjykatën e Lartë të LA në këtë rast thotë se Lopez, 55, dhe Affleck, 52, duhet të ndajnë informacionin financiar, duke përfshirë të ardhurat e tyre aktuale, shpenzimet, pronat dhe borxhet.

Dokumenti thotë se të dy janë të mandatuar të zbulojnë çdo ndryshim në financat e tyre "derisa të ketë një marrëveshje përfundimtare për të gjitha çështjet financiare në rastin tuaj".
Gjykata i dha Lopez 60 ditë për të paraqitur një zbulim financiar dhe Affleck do të ketë edhe 60 ditë të tjera pasi të dorëzojë informacionin e saj për të bërë të njëjtën gjë.
Dokumenti thotë se nëse nuk raporton ose përditëson informacionin financiar, mund të rezultojë në një sanksion të vendosur nga gjykata.
Ka pasur muaj spekulime për lidhjen e tyre. Ata thuhet se e nxorën në shitje rezidencën e tyre në Beverly Hills për 65 milionë dollarë (50 milionë funte) dhe u fotografuan veçmas duke mos mbajtur unazat e martesës.



