Foto /Përfitimet shëndetësore të çokollatës

Foto /Përfitimet shëndetësore të çokollatës

Studiuesit e Universitetit të Harvardit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë zbuluar se konsumimi i çokollatës me sasi të moderuara mund të ulë rrezikun e ‘fibrilimit atrial’, rrahjeve të shpeshta të zemrës.

Të gjithë përbërësit me kakao dhe veçanërisht çokollatë, ndihmojnë në sëmundjet kardiovaskulare, për shkak se ato përmbajnë ‘flavonola”, që ndikon në funksionimin e shëndetshëm të enëve të gjakut.

Për të arritur në këtë përfundim shkencëtarët e Universitetit të Harvardit në bashkëpunim me disa studiues nga Danimarka, bënë një eksperiment. Ata mbajtën nën vëzhgim 55 mijë e 502 burra dhe gra, në një periudhë kohore nga viti 1993 deri në vitin 1997.

Indeksi i masës së trupit së pjesëmarrësve, ose BMI, presioni i gjakut dhe kolesteroli u matën në fillim të studimit së bashku me informacionin mbi kushtet shëndetësore, dietën dhe mënyrën e jetesës.

Hulumtuesit identifikuan 3346 raste të ‘fibrilimit atrial’ në mesin e pjesëmarrësve të studimit gjatë një vëzhgimi të tyre prej disa vitesh.

Pjesëmarrësit që hëngrën dy deri në gjashtë çokollata në ditë kishin një ritëm më të ulët prej 20% të rrahjeve të shpeshta të zemrës. Ndërsa ata që konsumuan më pak çokollatë kishin ritme më të shpejta të rrahjes së zemrës.

“Studimi ynë shton provat mbi përfitimet shëndetësore të marrjes së sasive të nevojshme të çokollatës dhe nxjerr në pah rëndësinë e faktorëve për uljen e rrezikut të aritmisë, rrahjeve të sheshta të zemrës”, tha në një deklaratë për shtyp, Elizabeth Mostofsky, instruktor në Departamentin e Epidemiologjisë në Harvard.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy