Kalemaj: Pjesa gri nuk i bashkëngjitet protestës së PD. Përgjegjësia te turizmi është e qeverisë (VIDEO)  

Kalemaj: Pjesa gri nuk i bashkëngjitet protestës së PD. Përgjegjësia te turizmi është e qeverisë (VIDEO)  

Politologu Ilir Kalemaj foli në MCN Live mbi disa nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës dhe aktualitetit në vend. Kalemaj vuri në dukje se opozita ka disa pirueta në qëndrimet publike, dhe rënia e numrit të protestuesve nuk lidhet vetëm me vapën, por edhe me mesazhet për lirimin e Berishës, që pengojnë shtresën gri. Sa i takon turizmit, ku raportohet një rënie e numrit të turistëve, Kalemaj tha se 99 për qind e fajit është e qeverisë.

 

Drupal Ad

 

 

 

I ndalur te protesta e sotme para bashkisë, Kalemaj tha:

"Opozita ka disa pirueta në prononcimet e saj publike, nga njëra anë insiston të bëjë para bashkisë, dhe me të drejtë sepse janë akumuluar disa skandale, dhe nga ana tjetër përdor këto argumente, që për sa kohë që s’është reaguar nga SPAK-u, për të cilin ishin optimist para disa javësh, që do vijojmë të bëjmë këto protesta para bashkisë. Numri i kufizuar i atyre që mblidhen para bashkisë, nuk shpjegohen vetëm me vapën e madhe të fund korrikut, por se shumica e deklaratave nga protesta janë ‘lironi Berishën’, se sa janë te Veliaj dhe përgjegjësia që ka për aferat dhe që duhet të japë llogari para SPAK-ut, këto ndalojnë pjesën gri të popullatës që t’i bashkëngjitet protestës”.

Duke folur mbi qëndrimin e PS në Kuvend lidhur me raportin e OLAF, për abuzimet me fondet e IPARD, politologu u shpreh:

Bledi Çuçi thoshte që s’kemi raportin përfundimtar, raporti i OLAF është konfidencial. Kjo është pak qesharake. Mendoj që raporti konfidencial i është dërguar qeverisë shqiptare, dhe paragrafi që ka dalë është publik, ka dalë për mediat. Fakti që ata s’bëjnë as interpelancë, s’mbajnë as përgjegjësi politike, se përgjegjësi penale do mbajnë para SPAK-ut”.

Duke folur për rënien e numrit të turistëve, Kalemaj tha:

"Ka një paradoks që është shumë i qartë për publikun. Nga njëra anë qeveria na ka dhënë shifra që këtu po bëhet nami, që nga janari. Kjo është njëra anë e medaljes. Ky kryeministër që thotë i kemi thyer të gjitha rekordet, si ka mundësi që tani na dalin 50 për qind e plazheve bosh. Pastaj dalin edhe teori të tilla që ka sabotatorë në turizëm. Si ka mundësi që kryeministri përmendi vetëm Vlorën dhe Sarandën, por jo Himarën, sepse aty bëhen zgjedhje. E keqja më e madhe është që s’ka rrugë. Si mund të shkojnë turistët në plazhe?! Të gjitha këto janë probleme të qeverisë qendrore. Nuk mund të rregullohen çmimet me tregun e lirë, sepse s’ke monopol, apo kartel. Në Sarandë ka edhe shezlong edhe 1000 lekë edhe 80 euro. Ky është një treg i lirë, ti si qeveri shkon dhe kërkon faturën e taksave, prerjen e kuponin. Përgjegjësia që është 99 për qind e qeverisë, qeveria mundohet ta shtrijë te pushteti vendor, pronarët dhe shqiptarët. Kemi edhe paradoksin tjetër që plazhet janë bërë të paaksesueshëm nga banorët vendas. Një turist i zhgënjyer nuk sjellë 8 të tjerë, dhe një turist i kënaqur sjell 3 të tjerë. Pse nuk kemi këtë vit fluksin që kishim vjet? Për shkak të abuzimit. Kemi shumë plazheve që janë të zaptuara. Në Côte d'Azur, Nice, 60 për qind e plazheve janë publike”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy