Rreziku i huamarrjes, Shqipëria ngjitje pozitive në klasifikimin e Euromoney-t

Rreziku i huamarrjes, Shqipëria ngjitje pozitive në klasifikimin e Euromoney-t

Katër vjet pasi Shqipëria u bë kandidate për për t’u pranuar në BE, ajo po bën gjithë çfarë mundet për të bërë të mundur hapjen e negociatave, me synimin për t'u bashkuar në vitin 2025.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama po më në fund zbaton reformat gjyqësore të kërkuara për fillimin e këtyre diskutimeve, verifikimin e gjyqtarëve, oficerëve të policisë dhe zyrtarëve të burgjeve dhe shkarkimin e atyre që refuzojnë ndërhyrjen që ka për qëllim të përcaktojë kompetencën dhe integritetin e tyre. Si pasojë, ka spekulime në rritje se procesi i negocimit të BE do të nisë më në fund këtë qershor, një zhvillim që ka gjasa të mbështesë përmirësimin e prirjes së aseteve shqiptare së bashku me vendet e tjera në rajon, që synojnë në mënyrë të ngjashme integrimin.

Në një vlerësim total të rrezikut prej vetëm 38 pikësh nga një maksimum prej 100 të tillash, Shqipëria është ende një huamarrës me rrezik të lartë në 4 nga 5 kategori të riskut të klasifikuara nga Euromoney. Megjithatë, rezultatet e Shqipërisë janë rritur, duke e ngritur atë në vendin e 89-të nga 186 të tilla në listë, 2 vende më lart në klasifikim se Maqedonia.

Një ndër problemet më të mprehta mbeten kreditë me probleme në sistemin bankar, ndërsa barra e borxhit publik mbetet e madhe.

Sipas Euromoney, aksesi në kredi është përmirësuar vitet e fundit, një nga faktorët që kanë çuar në ngritjen e Shqipërisë në rankimin e raportit Doing Bussines, i përpiluar nga Banka Botërore.

Ndërsa ekonomia rritet, borxhi ka rënë nën 70% vitin e kaluar pasi kishte arritur 73% në 2015-n.

E përkeqësuar nga detyrimet që lidhen me përdorimin e partneriteteve publiko-private dhe nga detyrimet e prapambetura, barra e borxhit e bën të domosdoshme nevojën e reformave në ndërmarrjet shtetërore, menaxhimin më të mirë të borxhit dhe ndryshimet e taksave.

Por rritja e Shqipërisë duket se ka të ngjarë të vijojë. Vendi po përjeton një prej rritjeve më të larta në rajon, 3.6% në 3-mujorin e katërt të 2017-s., krahas stabilitetit politik dhe ekonomik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy